Spanja nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Suedisë në ndeshjen e grupit E në Kampionatin Evropian.
“Furia e Kuqe” u mundua gjatë 90 minutave për ta gjetur golin e fitores, por nuk e arriti.
Suedia ishte rreshtuar në mbrojtje duke mos lejuar të pësonte gol sonte.
Ekipi i Luis Enriques dominoi në të gjitha aspektet, por nuk e gjeti golin.
Me këtë barazim, Spanja dhe Suedia marrin nga një pikë, kurse Sllovakia i prin grupit E pas xhiros së parë.