Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm 3 pacientë me Covid-19, ‘Shefqet Ndroqi’ kyç dyert për të sëmurët e tjerë, s’i pranon brenda


Prej 12 ditësh ‘Shefqet Ndroqi’ kyç dyert për të sëmurët e tjerë edhe pse ka vetëm 3 pacientë me Covid. Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë ka kyçur dyert pë të sëmurët e tjerë prej 12 ditësh.

I përshtatur gjatë pandemisë Covid-19 për të sëmurët e prekur nga koronavirusi, spitali që prej 2 qershorit i ka transferuar ato pak të sëmurë në Spitalin Infektiv, ndërsa vijon i mbyllur që prej asaj dite për të sëmurët e tjerë.

Sipas gazetarit të News24, Erjon Skëndaj, që prej 2 qershorit spitali nuk pranon asnjë rast urgjent apo shtrim me probleme në mushkëri, ndonëse prej kësaj date i është rikthyer normalitetit.

“Që prej 2 qershorit ky spital ka pushuar së punuari si spital Covid, por nuk po funksionon as si spitali i mushkërive, pasi nuk është pranuar asnjë rast urgjent apo shtrim me probleme në mushkëri. Janë me dhjetëra pacientë që vijnë çdo ditë, por nuk pranohen. Mjekët thonë se kjo është një situatë e paprecedentë. Që prej 2 qershorit ky spital ju shërben vetëm tre pacientëve, asnjëri prej të cilëve nuk është i intubuar, ç’ka do të thotë se nuk është e pamundur që ato të lëvizen për t’u çuar tek infektivi, por mbahen këtu, duke mbajtur peng gjithë spitalin me 250 shtretër.” – tha gazetari Skëndaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *