Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me homologen e saj Singrid Kaag të qeverisë hollandeze në margjinat e samitit të NATO-s.
Xhaçka ka gjetur rastin ta falënderoje atë për mbështetjen për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare për kuadrin negociues të integrimit në BE.
“Takim shumë i mirë me Ministrin Hollandez. E falënderoj atë për mbështetjen e Holandës për zhvillimin e Konferencës ndërqeveritare-të e parë të Shqipërisë dhe për vullnetin e saj personal. Shpresojmë që Parlamenti Hollandez do ta mbështesë qëndrimin e Qeverisë .Besimplotë që në të ardhmen e afërt të punojmë së bashku për të zgjeruar marrëdhëniet midis vendeve tona”- u shpreh ministrja.