Vendosni fjalën kyçe....

120 vepra arti përfshirë piktura nga Monet e Modigliani zhduken nga zyrat e RAI-t e zëvendësohen me falsfikime, nisin hetimet


Prokurorët e Romës po hetojnë zhdukjen e shumë veprave të artit në RAI, transmetuesi publik i Italisë. Ato përfshijnë vepra nga piktorët e famshëm Claude Monet dhe Amedeo Modigliani, disa prej të cilave u zëvendësuan me pikura të falsifikuara.

Autoritetet dyshojnë se punonjësit e pakënaqur të RAI-t mund të fshihen pas vjedhjes, që u zbulua aksidentalisht në mars pasi një pikturë u rrëzua dhe korniza e saj u thye, duke zbuluar se nuk ishte origjinale.

Vepra të tjera të vlefshme nga Monet dhe Modigliani u zhdukën plotësisht nga koleksioni, i cili ishte blerë gjatë viteve me fonde publike. Vlera e pjesëve që mungojnë është vlerësuar nga disa të jetë diku rreth 20 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *