Vendosni fjalën kyçe....

41-vjeçari i dehur thyen masën e arrestit të shtëpisë dhe godet 2 policë në burgun e Fushë-Krujës: Pse ma transferuat nipin


Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur për shkak të detyrës dy punonjës në burgun e Fushë-Krujës.

Sipas uniformave blu, Bledar Corra ka qenë në gjendje të dehur dhe është paraqitur në ambientet e burgut, duke kërkuar llogari për transferimin e nipit të tij nga burgu i Fushë-Krujës në një burg tjetër.

Gjatë debatit ai ka ofenduar dhe ka goditur 2 policë të burgut.

Përpos kësaj, Corra kishte qenë në “arrest shtëpie”, masë të cilën e kishte shkelur për të shkuar e për të debatuar me policët.

41-vjeçari ishte arrestuar kohë më parë për trafik droge së bashku me persona të tjerë, por u lirua nga qelia dhe u la “në arrest shtëpie” pasi kishte vuajtur 2/3 e dënimit.

Njoftimi i Policisë:

Goditi për shkak të detyrës 2 punonjës të IEVP Fushë Krujë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari që vuante dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin  alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *