Vendosni fjalën kyçe....

81-vjeçari në Durrës gjendet i mbytur në pus


Një i moshuar është gjetur i mbytur mbrëmjen e kaluar në pus. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Katund i Ri në Durrës, ku 81-vjeçari me inicialet A.L është gjetur i mbytur në pusin pranë banesës së tij.

Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht brenda.

“Më datë 14.06.2021, rreth orës 23:30, në fshatin Katund i Ri, Durrës, pranë banesës së tij është  gjetur i mbytur në pus shtetasi A. L., 81 vjeç, i cili nga veprimet hetimore dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *