Vendosni fjalën kyçe....

Christian Eriksen publikon foto nga spitali: Jam mirë, tani do bëj tifo për ekipin


Pak ditë pasi pësoi arrest kardiak në fushë ndërsa luante kundër Finlandës, Christian Eriksen ka publikuar një foto nga spitali.

Ndërsa falenderon të gjithë për mesazhet, ai tregon se tanimë ndihet mirë, edhe pse ende duhet të qëndrojë në spital për disa ekzaminime. Eriksen shprehet se tanimë do të bëjë tifozllëk për kolegët e tij të skuadrës të cilëve u kërkon që të luajnë për të gjithë Danimarkën.

“Përshëndetje të gjithëve,

Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time.

Jam mirë – si në këto rrethana. Ende duhet të kaloj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë.

Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luani për të gjithë Danimarkën.”- shkruan Eriksen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *