Avokati i PD-së për zgjedhjet e 25 prillit ka thënë se do i çojë vendimet e Kolegjit Zgjedhor në Gjykatën e Strasburgut.
Deklarata e Marash Logut erdhi pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzikoi kërkesën e PD-së për Qarkun e Fierit.
“Këto vendime janë të paprecedenta dhe në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor në Shqipëri. Ne e dimë se kush ka qenë prapa këtyre vendimeve. Ka shumë qytetarë që na pyesin kush është i frikësuar nga masakra e 25 prillit, kush është dora e zezë që mbyll gojën e përgjigja është një dhe e vetme është Edi Rama. Ky është i interesuar për të shuar çdo hapësirë lirie. Ne do t’i shkojmë deri në fund, demokratët nuk dorëzohen dhe në do ta vazhdojmë deri në fund betejën për zbardhjen e masakrës së 25 prillit. Do përdorim çdo mjet, do përgatisim strategjinë ligjore që do të ndjekim në Gjykatën Kushtetuese dhe në gjykatën e Strasburgut.” – tha Logu.