Vendosni fjalën kyçe....

Dosja për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese


Kuvendi nuk ka humbur kohë me procedurën finale të shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Pesë ditë pas votimit për shkarkimin e presidentit, Kuvendi e ka dërguar raportin në Gjykatën Kushtetuese, që është edhe institucioni final për marrjen e këtij vendimi.

Kujtojmë se Kuvendi e shkarkoi Metën me 104 vota pro më 9 qershor, me argumentin se ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese me deklaratat e tij gjatë fushatës elektorale.

Presidenti Meta nuk e ka përfillur vendimin e Kuvendit, ndërsa ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ai do të vijojë të jetë president deri kur t’i mbarojë mandati më 22 korrik të vitit 2022.

Por, nëse Gjykata Kushtetuese do t’i shohë si shkelje të rënda deklaratat e tij gjatë fushatës, atëherë atë e pret largimi nga posti, gati një vit para skadimit të mandatit zyrtar. 

Kjo nuk është hera e parë që kjo maxhorancë është përpjekur të shkarkojnë presidentin Meta. Në hetimin e parë parlamentar procesi nuk shkoi deri në fund, pasi Komisioni i Venecias këshilloi maxhorancën se presidenti kishte tejkaluar disa kimpetenca, por që nuk i shikonte si shkelje të rënda Kushtetuese. Por këtë radhë, maxhoranca ishte e vendosur në shkarkimin e tij.

Nëse edhe Gjykata Kushtetuese vendos për shkarkim, Meta do të bëhej Presidenti i parë i shkarkuar ndonjëherë në historinë e Shqipërisë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *