Vendosni fjalën kyçe....

G7 bie dakord për çlirimet zero të karbonit deri në vitin 2050


G7, që bashkon disa nga ekonomitë kryesore në botë, ka nënshkruar një marrëveshje për t’u larguar nga impiantet e qymyrit dhe për të ndaluar financimin e minierave të reja të qymyrit, për të trajtuar ndryshimin e klimës, ka thënë zyrtarja e lartë e BE-së.

“Ne duhet të dekarbonizojmë sektorin e energjisë.” – shkroi në Twitter shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke shtuar se partnerët e G7 ‘ranë dakord të heqin qymyrin nga përdorimi’.

“Marrëveshja e G7-ës për t’i dhënë fund financave globale të qymyrit është një arritje e madhe dhe i dërgon një mesazh të fortë botës.” – shkroi ajo.

BBC raportoi se të pranishmit në takimin e G7 në Britani do i japin fund financimit të prodhimit të ri të qymyrit në vendet në zhvillim dhe caktoi deri në 2.6 miliardë euro për të ndaluar përdorimin e karburantit.

Von der Leyen tha se BE-ja synon të marrë 38% të energjisë së saj nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030, pasi G7 planifikon të arrijë çlirimet zero deri në vitin 2050.

Në një deklaratë të përbashkët, G7 u zotua të shpenzojë 100 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2025 për të ndihmuar vendet e varfëra të zbusin efektet e ndryshimit të klimës.

G7 përfshin SHBA-në, Kanadanë,Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Gjermaninë, Italinë e Japoninë. Shefja e Komisionit Evropian merr pjesë në takimet e e grupit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *