Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pezulluar çështjen ndaj biznesmenit Gentian Malindi, i cili akuzohet si porositësi i 137 kilogramëve kokainë të kapura në portin e Durrësit në tetor të 2019-ës.
Sipas “Balkanweb”, arsyeja pse GJKKO e ka pezulluar dosjen për një vit, është për shkak se i pandehuri nuk gjendet pasi ndodhet në arrati. Ndërkohë, vijon procesi gjyqësor për dy të arrestuarit e trafikut të kësaj sasie kokaine, shtetasit Ardian Bega dhe Altin Myslihaka.
Kujtojmë se në muajin Tetor të 2019-ës u kap në portin e Pireut sasia prej 137 kg kokainë, me destinacion final Portin e Durrësit. Sasia e madhe e drogës ishte e vendosur në 4 kontenierë frigoriferikë që trasportonin banane për llogari të një kompanie në pronësi të një biznesmeni nga Vlora.
Autoritetet greke morën kokainën dhe i zëvendësuan pakot me oriz, ku edhe vendosën GPS për të zbuluar se ku do shkonte droga. Më pas lënda narkotike u mor në Portin e Durrësit nga Ardjan Bega dhe Altin Mislihaka dhe SPAK thotë se operacionin e drejtonte Gentian Malindi.
Rrugës pasi morën kokainën, autorët dyshohet se kanë pikasur se po ndiqeshin, prandaj kontrolluan pakot me kokainë, ku ishin oriz. Aty ndërhyri policia, ku u arrestuan vetëm dy persona, ndërkohë që Malindi mbetet në kërkim.