Vendosni fjalën kyçe....

“Më lini të qetë, kam nevojë për kohë” – Biden pyetet pse i ka lënë ende në fuqi tarifat e Trumpit për BE-në


Presidenti amerikan Joe Biden u pyet nga gazetarët të dielën se pse ai lejoi që tarifat e paraardhësit të tij Donald Trump për aluminin dhe çelikun të qëndronin në fuqi.

“Kur jeni duke zhvilluar këto biseda me aleatët evropianë që janë shumë të shqetësuar për këto sanksione, si i justifikoni ato?”- ishte pyetja që një reporter i drejtoi Bidenit.

E presidenti i SHBA-ve u përgjigj se vetëm 120 ditë kanë kaluar që nga koha e marrjes së detyrës së tij dhe se i duhej kohë.

 “Njëqind e njëzet ditë. Më lini të qetë. Kam nevojë për kohë.”- u shpreh Biden.


Por Biden u inaugurua më 20 janar 2020, pra kishte 145 ditë në detyrë.

Trump e frustroi Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera në vitin 2018 duke miratuar një tarifë prej 25% për çelikun dhe 10% tarifë për importet e aluminit.

Breitbart shkruan se tarifat kanë çuar në zhvillime pozitive për industrinë e aluminit sipas Institutit të Politikës Ekonomike me prirje të majtë, që përmend një rritje prej 37.6% të shkrirjes primare të aluminit.

Industria e çelikut në Shtetet e Bashkuara ka përmendur gjithashtu efektet pozitive të tarifave të Trumpit në industri. Këto deklarata Biden i bëri përpara samitit të NATO-s që u mbajt të hënën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *