Vendosni fjalën kyçe....

Merret vendimi, zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 17 tetor


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka marrë vendimin se kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Në një njoftim nga Presidenca bëhet me dije se Kosova do t’i mbajë zgjedhjet lokale më 17 tetor.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.”- thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se Osmani ka autorizuar KQZ-në t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme “për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *