Vendosni fjalën kyçe....

Seanca në Kushtetuese për shembjen e Teatrit Kombëtar/ Gjyqtarët: Nuk i keni sjellë dokumentet në afat


Ditën e sotme u zhvillua në gjykatën Kushtetuese seanca e radhës përsa i përket ligjit për Teatrin.

Në këtë seancë, gjykata ka tërhequr vëmendjen ndaj përfaqësuesve të qeverisë pasi nuk kanë paraqitur në afatin e duhur provat e kërkuara nga presidenca.

 “Ju dhamë kohë qeverisë për të sjellë dokumente. Nuk i sollën në afatet e përcaktuara nga gjykata. Edhe Presidencës ia kemi përcjellë jashtë afatit. Tërheqim vëmendjen e të gjithëve për mosrespektimin e afateve.”- kanë thënë gjykatësit, citon Balkanweb.

Nga ana tjetër përfaqësuesi ligjor i presidencës, Bledar Dervishaj, është shprehur se nuk janë administruar provat që ka kërkuar Presidenti i Republikës.

 “Rezulton se nuk janë administruar të gjitha provat që kërkoi Presidenti i Republikës.”- tha Dervishaj.

Kështu kjo seancë është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00, pasi gjyqtarët kanë pranuar si provë, vendimin e Këshillit Bashkiak, për prishjen e Teatrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *