Vendosni fjalën kyçe....

Sot provimi i fundit, maturantët do të testohen në Lëndët me Zgjedhje


Këtë të martë mbahet provimi i katërt dhe i fundit i Maturës Shtetërore. Rreth 34 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të Lëndës me Zgjedhje, që nis në orën 10:00 dhe përfundon në orën 12:30.

Përsëri maturantët do të detyrohen të zbatojnë rregullat anti-COVID, ku në një klasë nuk do të lejohen më shumë se 10-15 maturantë. 

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (Ose 15 pikë).

Maturantët më 3 qershor kryen provimin e Gjuhës së Huaj, për të vazhduar më datë 7 qershor me Gjuhën shqipe dhe me Matematikën më 11 qershor.

Mirëpo provimi i fundit i la të zhgënjyer dhe ata akuzuan hartuesit e testeve se i kishin kopjuar keq pyetjet nga “Cambridge” dhe se ato ishin krejtësisht jashtë programit që u ishte prezantuar atyre muaj më parë. Maturantët u ngritën në protesta dhe paralajmëruan se do të bojkotonin provimin e lëndës me zgjedhje në rast se nuk do të plotësoheshin kërkesat e tyre për të ulur pragun e pikëve.

Pas disa ditëve protesta, ministrja e Arsimit Evis Kushi doli dje në një deklaratë ku tha se ishte vendosur të ulej pragu i pikëve të vlerësimit në testin e Matematikës.

Ndonëse kjo ishte kërkesë e tyre, maturantët u shprehën ende të pakënaqur dhe dolën përsëri në protesta pasditen e djeshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *