Vendosni fjalën kyçe....

U ra sipër shtylla e tensionit të lartë, humbin jetën dy elektriçistët në Roskovec


ee

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Roskovec, ku dy punonjës të elektrikut (OST) kanë gjetur vdekjen gjatë punës.

Mësohet se dy elektriçistët ishin duke punuar te nënstacioni në fshatin Jagodinë, në Roskovec, kur një shtyllë e tensionit të lartë është rrëzuar duke i zënë poshtë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, humbën jetën dy elektriçistët e identifikuar vetëm me inicialet Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

“Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *