Vendosni fjalën kyçe....

Zaev: Nuk pres zgjidhjen e problemit me Bullgarinë deri më 22 qershor


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka theksuar se ai nuk pret që problemi me Bullgarinë të zgjidhet më 22 qershor, kur do të mbahet Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian.

Kryeministri Zaev në Klubin e deputetëve në Shkup së bashku me drejtorin ekzekutiv dhe kreun e kompanisë ‘Aeroportet TAV’, Sani Şener, morën pjesë në një ngjarje me rastin e ndarjes së kontratave të para nga ‘TAV’ për projekte të infrastrukturës 23 komunave të Maqedonisë së Veriut.

Pas ceremonisë zyrtare, kryeministri Zaev iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe foli edhe për takimin e tij me presidentin bullgar, Rumen Radev.

“Kam një ndjenjë se problemi nuk do të zgjidhet më 22 qershor, sepse Bullgaria ka një qeveri teknike dhe nuk ka parlament, por nuk është e pamundur të zgjidhet problemi. Pse po e them këtë… për të mos rritur pritjet e të gjithëve, sepse realiteti është se në Bullgari më 11 korrik ka zgjedhje. Por në të njëjtën kohë, kam një ndjenjë përgjegjësie para njerëzve tanë të them se është detyra jonë të bëjmë gjithçka”, deklaroi Zaev.

Ai shtoi se takimi me presidentin Rudev ishte shumë i rëndësishëm. Sipas tij, do të ishte një sukses nëse arrihet një marrëveshje që do të konfirmohej nga qeveria e ardhshme politike dhe parlamenti.

“Është me rëndësi që si pala bullgare ashtu edhe pala jonë të mos kenë dilema rreth ekzistencës dhe konfirmimit të gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas. Kjo çështje nuk është në bisedime”, u shpreh Zaev.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *