Vendosni fjalën kyçe....

Aksioni i RENEA-s në Shkodër e në Fier, shoqërohen 23 persona por vetëm një i arrestuar


Të tjera detaje mësohen lidhur me aksionin e zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Shkodër dhe në Fier nga forcat RENEA.

Sipas “Balkanweb” forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në 18 lokale dhe 21 ambiente të ndryshme, në të dyja qytetet.

E gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 23 persona, të identifikuar si persona me precedent kriminal apo me tendencë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Kështu zyrtarisht, nga aksioni i ndërmarrë në dy qytete, është arrestuar vetëm një person në Fier, i cili u kap me armë pa leje në një lokal. Në fotot e shpërndara në rrjet, u panë tre djem të rinj (në dukje adoleshentë) të vënë me duart pas murit ndërkohë që forcat RENEA po i kontrollonin.

Ndërkohë një ditë më parë, kujtojmë se pas kontrolleve të RENEA-s në qytetin e Vlorës, u arrestua Edison Begaj, i cili i shpëtoi një atentati pak javë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *