Vendosni fjalën kyçe....

Basha fitoi, Harxhi flet për shkeljet në zgjedhjet në PD: 28 mijë anëtarë u përjashtuan, disa komisionerë u kërcënuan


Pas zgjedhjeve të fituara nga Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediet grupimi ‘Për PD-në’.

Gjatë fjalës së saj Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidatëve për kryetare të PD-së foli për një sërë parregullsish dhe shkeljesh në procesin e votimit.

Zonja Harxhi theksoi faktin se mijëra anëtarë të PD nuk u lejuan të votonin pasi u përjashtuan fare nga listat.

Po ashtu ajo theksoi se në disa qendra votimi është votuar pa kartë anëtarësie ndërkohë që disa të paraqitur me karta nuk janë lejuar të votonin. Zonja Harxhi akuzon se janë kërcënuar edhe disa komisionerë.

 “Listat e anëtarësisë nuk u vunë në dispozicion të kandidatëve. Kjo i mohoi të drejtën e votës dhjetëra mijëra demokratëve. Përjashtimi i 28 mijë anëtarëve të PD-së është shkelja më e rëndë e këtyre zgjedhjeve.

Ka pasur nga ato që kanë shkuar me kartë anëtarësisë të lëshuara nga Azem Hajdari dhe nuk janë pranuar. Pra përveç listës së shkurtuar nga 106 në 75 mijë ka pasur një mungesë shumë të madhe të emrave në listë. Në kundërshtim me çdo normë të Kodit Zgjedhor janë bërë anëtarë të rinj.

Disa kanë votuar vetëm me një kontrabilet për të votuar. Në disa qendra votimi ka pasur raste kur kanë votuar pa kartë anëtarësie.

Audituesit elektronik përfaqësuesit e kandidatëve nuk janë lejuar të shikojnë nëse ka modifikime në sistem. Në 90% të rasteve vëzhguesit janë kërkuar që të rrinë larg tavolinës së komisionit. Ka pasur raste kur vëzhguesit janë kërcënuar nga anëtarët e komisionit. Disa janë përjashtuar nga komisioni. Nuk është zbatuar rregullorja në lidhje me modalitet e procesit zgjedhor.”- tha Harxhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *