Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord këtë të mërkurë që të heqin kufizimet e udhëtimit për turistët nga tetë vende dhe territore, ku përfshihet edhe Shqipëria.
Sikurse raporton Reuters, ambasadorët nga 27 vendet e BE-së miratuan udhëtimet me SHBA-në dhe pesë vende të tjera, vendim që do të hyjë në fuqi në ditët në vijim.
Shqipëria, Libani, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Tajvani do të shtohen në listën e vendeve të lejuara, ndërsa rajonet e administruara nga Kina si Hong Kongu dhe Makau do të përfshihen me një kërkesë për reciprocitet të hequr.
Vendet e BE-së rekomandohen gradualisht të heqin kufizimet e udhëtimit për tetë vendet që ishin aktualisht në listë, si – Australia, Izraeli, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajlanda.
Pavarësisht këtij vendimi, disa vende të BE-së ende mund të zgjedhin të kërkojnë një test negativ COVID-19 ose një periudhë karantine.