Vendosni fjalën kyçe....

“Boris Yeltsin rrethohej nga qindra agjentë të CIA-s që e udhëzuan si të drejtonte Rusinë” – Ish kreu  parlamentit


Presidenti i parë rus, Boris Yeltsin, ishte i rrethuar nga ‘qindra’ agjentë të CIA-s, të cilët i thanë atij se çfarë të bënte gjatë gjithë mandatit të tij si udhëheqës. Deklarata ka ardhur nga Ruslan Khasbulatov, ish-kryetari i parlamentit të Rusisë.

Duke folur për stacionin e radios, ‘Govorit Moskva’, Khasbulatov pretendoi se rrethi i ngushtë i Yeltsin ishte plot me amerikanë.

Në 1996, ai u zgjodh si presidenti i vendit me ndihmën e Uashingtonit, është pohuar, dhe ende nuk dihet në çfarë mase Shtetet e Bashkuara mbetën zëri në veshin e tij gjatë gjithë presidencës së tij.

“Duhet të kenë qenë njëqind punonjës të CIA-s.” – tha Khasbulatov.

“Ata përcaktuan gjithçka.” – shtoi ai.

Ish kryeparlamentari shtoi se pasi fitoi zgjedhjet presidenciale, Jeltsin do të dërgonte zyrtarë të sigurisë dhe shefa të departamenteve në SHBA në mënyrë që amerikanët t’i “shqyrtonin’ dhe ‘të jepnin përfundime’.

Deklarata e Khasbulatov vjen pasi ish-zv.presidenti rus Alexander Rutskoy i tha medias online ‘Lenta’ se 12 punonjës me kohë të plotë të CIA-s ndihmuan në kryerjen e reformave historike të tregut Yeltsin-Gaidar, duke prishur sistematikisht sistemin ekonomik të planifikuar nga qendra dhe duke e çuar vendin në kapitalizëm shokues.

Rutskoy pohoi gjithashtu se, në një rast domethënës, ai e dëgjoi Jelcinin duke folur me një të huaj me një theks të huaj.

Sidoqoftë, sipas Khasbulatov, të gjithë dinin për lidhjet e Rutskoy me SHBA dhe zyrtarët amerikanë madje ndikuan që ish-presidenti të zëvendësonte një numër të konsiderueshëm të të emëruarve të tij.

“Në tërësi, Rutskoy ka absolutisht të drejtë, Jeltsin u këshillua nga të huajt.” – vazhdoi ai.

“Këtu nuk ka asnjë sekret dhe një numër i madh i njerëzve dinë për të. Unë nuk kam ndonjë histori detektive në lidhje me përgjimin, por, në përgjithësi, dihet mirë. Jelcini mësonte shumë ngushtë për të gjitha çështjet e personelit me përfaqësuesit e huaj.” – theksoi Khasbulatov.

Në ditët e sotme, Jeltsin ka një trashëgimi të përzier, me shumë rusë që besojnë se ai ishte një pijanec që shiti vendin tek kapitalistët perëndimorë.

Megjithatë, jashtë vendit, ai është krahasuar me revolucionarë si Nelson Mandela i Afrikës së Jugut, Lech Ëalesa i Polonisë dhe Vaclav Havel i Çekosllovakisë ndërsa ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, madje ka krahasuar atëme ish-presidentin amerikan Abraham Lincoln.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *