Çelsi duket se ka bindur me sukses talentin norvegjez Erling Haaland që t’i bashkohet për sezonin që vjen.
Sipas mediave britanike, lojtari e drejtuesit e klubit që fitoi Ligën e Kampionëve e kanë gjetur gjuhën e përbashkët mbi kushtet e marrëveshjes e në ditët në vijim pritet t’i bëjnë ato zyrtare.
Lojtari që mbush 21 vjeç muajin që vjen është një nga emrat më të kërkuar në merkaton e kësaj vere. Një varg i madh klubesh të njohura, mes të cilave PSG, Real Madrid, Barcelona e disa klube britanike, e kërkojnë talentin e Dortmundit.
Megjithatë Çelsi ka rezultuar më bindës, pasi është shumë më përpara me negociatat. Sipas mediave ishullore, drejtuesit e Çelsit pritet të udhëtojnë drejt Gjermanisë për t’u takuar me drejtuesit e Dortmundit, për të vendosur përfundimisht transferimin e Haaland në Londër.