Coca-Cola ka reaguar pas gjestit të Christiano Ronaldos në një konferencë për shtyp, duke u shprehur se “të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve”.
Kjo pasi Cristiano Ronaldo hoqi dy shishet e kompanisë Coca-Cola nga një konferencë shtypi në Euro 2020.
36-vjeçari i fiksuar pas kujdesit për shëndetin, u ofendua kur pa pijet e gazuara para tij në tavolinë. Kështu që i largoi ato dhe u tha gazetarëve e fansave të tij që të pinin vetëm ujë.
Tani kompania e cila sponsorizon turneun është përgjigjur, duke pranuar në mënyrë të prerë se të gjithë kanë “shijet dhe nevojat e tyre”.
“Lojtarëve u ofrohet ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero Sheqer, pas mbërritjes në konferencat tona për shtyp.”- shtoi një zëdhënës, citon Daily Mail.
Ronaldo e bëri gjestin në një konferencë shtypi përpara ndeshjes së parë të Portugalisë në kampionatin europian, e cila u zhvillua mbrëmjen e kaluar kundër Hungarisë dhe fitoi 3:0.
Cristiano Ronaldo was angry because they put Coca Cola in front of him at the Portugal press conference, instead of water!
He moved them and said “Drink water” pic.twitter.com/U1aJg9PcXq
— FutbolBible (@FutbolBible) June 14, 2021