Vendosni fjalën kyçe....

“Covid-19 çon në ndryshime të trurit dhe çmenduri të ngjashme me Alzheimerin” – Studimi i ri në SHBA


Sipas hulumtimit të fundit në SHBA, Covid-19 mund të çojë në ndryshime të trurit, të zakonshme me sëmundjen Alzheimer dhe një ekip shkencëtarësh ka identifikuar mekanizmat me të cilët mund të shkaktojë dëmtime të tilla.

Çrregullimet njohëse, përfshirë demencën, gjithnjë e më shumë po raportohen si një ndërlikim i virusit shumë ngjitës SARS-CoV-2 që shkakton Covid-19, kanë zbuluar studiuesit që qëndrojnë pas studimit të fundit në Klinikën Cleveland në Ohio.

“Raportet e ndërlikimeve neurologjike në pacientët Covid-19 dhe pacientët simptomat e të cilëve vijojnë edhe pasi pastrohet infeksioni po bëhen më të zakonshme, duke sugjeruar që virusi mund të ketë efekte të qëndrueshme në funksionin e trurit.” – thanë autorët e studimit , e cila u botua këtë javë në revistën ‘Alzheimer’s Research & Therapy’.

Qëllimi i studiuesve ishte të zbulonin mekanizmat përgjegjës për ndërlikimet e lidhura me trurin siç është deliri dhe humbja e shijes ose aromës që shpesh gjenden në pacientë të rinj me koronavirus.

Për ta bërë këtë, ata krahasuan në një nivel molekular gjenet pritëse të Covid-19 dhe ato përgjegjëse për disa çrregullime neurologjike.

Pasi kishin mbledhur të dhënat e të dy pacientëve Covid-19 dhe njerëzve që vuanin nga sëmundja Alzheimer, ata përdorën inteligjencën artificiale për të matur afërsinë midis tyre.

Ata gjithashtu analizuan çdo faktor gjenetik që mund të lejojë virusin e ri të infektojë indet dhe qelizat e trurit, duke identifikuar ‘marrëdhënie të rëndësishme’ midis Covid dhe Alzheimer.

Studiuesit gjithashtu arritën në përfundimin se pacientët me Alzheimer mund të jenë më të pambrojtur ndaj virusit vdekjeprurës, pasi ata kanë një numër të zvogëluar të gjeneve të caktuara mbrojtëse antivirale.

“Ndërsa studiuesit gjetën pak prova se virusi synon trurin direkt, ata zbuluan marrëdhënie të ngushta midis virusit dhe gjenevetë shoqëruara me disa sëmundje neurologjike, më së shumti Alzheimer, duke treguar rrugët nga të cilat Covid-19 mund të çojë në sëmundjen e Alzheimerit.” – thuhet në studim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *