Dhunohet drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Erinda Fino. Policia e Tiranës ka bërë të ditur përmes një njoftimi për mediet, se drejtoresha e APR-së-së është dhunuar nga një 34-vjeçar me inicialet M.P., i cili është vënë në pranga.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ i shtetasit M. P., 34 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës shtetasen E. F., 40 vjeçe, me detyrë me detyrë Drejtuese e Agjensisë së Parqeve dhe Rekreacionit.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas disa medieve, ky person është punonjës në varësi të zonjës Finos dhe ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që ata kanë pasur, megjithatë kjo pjesë mbetet ende e pakonfirmuar zyrtarisht.