Vendosni fjalën kyçe....

Dy elektricistë humbën jetën pasi u rrëzua shtylla e tensionit, arrestohen drejtori dhe inxhinieri i OST-së në Fier


Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme ku humbën jetën dy elektricistë, policia ka vënë në pranga dy persona.

Të arrestuarit janë drejtori dhe inxhinieri i OST-së në Fier, Andi Prifti dhe Eriseld Lala.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Jagodinë të Rroskovecit. Policia njoftoi se Gjergji Duka 50 vjeç nga Kuçova dhe Bashkim Saliasi 64 vjeç nga Mallakastra, humbën jetën pasi një shtyllë e tensionit të lartë i zuri poshtë.

Të dy ishin punonjës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit të cilët po punonin për ndërrimin e linjës së tensionit të lartë.

Njoftimi i Policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre” shtetasit:

Andi Prifti, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Drejtor pranë OST, Njësia Operative Fier.

Eriseld Lala, 38 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inxhinier pranë OST, Njësia Operative Fier.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit e tyre të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë, Fier, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen gjatë punimeve shtetasit Gj. D., 50 vjeç dhe B. S., 64 vjeç, punonjës të Njësisë Operative Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për hetime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *