Pas Cristiano Ronaldos, edhe Paul Pogba ka bërë një gjest të ngjashëm kundër sponsorëve të Kampionatit Europian të futbollit.
Futbollisti i Francës hoqi një shishe të birrës “Heineken” që ia kishin vendosur përpara në një konferencë shtypi të “Euro 2020”.
Pogba i cili është një mysliman i devotshëm, u filmua duke lëvizur shishen e birrës nga tavolina ndërsa kishte dalë të fliste para gazetarëve pas fitores së Francës mbi Gjermaninë të martën në mbrëmje. Por dy shishet me “Coca-Cola” i lë.
Për myslimanët, alkooli është ‘haram’ ose i ndaluar, kështu që heqja e shishes nga ylli i “Manchester United” ka të ngjarë të jetë për shkak të mosgatishmërisë së tij për të mbështetur sponsorin e turneut.
paul pogba hates heineken
Don’t give Paul Pogba Heineken pic.twitter.com/4inexnnO3J— Vini Johny28 (@ViniJohny28) June 15, 2021
Ky gjest i Pogba-s vjen pasi Cristiano Ronaldo hoqi dy shishe “Coca-Cola” të cilat ia kishin vënë atij në tavolë, në konferencën për shtyp të mbajtur përpara ndeshjes së Portugalisë kundër Hungarisë. Një gjest që sipas “Marca”, i kushtoi kompanisë një rënie prej 4 miliardë dollarësh në aksione.