Vendosni fjalën kyçe....

Gjesti i Cristiano Ronaldos i shkakton 4 miliardë dollarë humbje “Coca-Cola”-s


Cristiano Ronaldo bëri shumë zhurmë të hënën me një gjest që bëri në një konferencë për shtyp, ku largoi dy shishe Coca-Cola. Ky moment u bë shumë shpejt viral në rrjetet sociale.

Ndërsa ishte duke folur përpara ndeshjes së Portugalisë në fazën e grupeve në Euro 2020 kundër Hungarisë, Ronaldo vuri re dy shishet e pijeve të gazuara dhe i largoi menjëherë.

Ai mori një shishe me ujë dhe u tha kamerave: “Pini ujë”.

Ronaldo edhe më parë ka folur për mospëlqimin e tij ndaj pijeve freskuese me sheqer. Por ky gjest duket se i ka kushtuar shumë kompanisë së pijes freskuese.

Sipas gazetës spanjolle “Marca” çmimi i aksioneve të kompanisë para dhe pas vendimit të ikonës portugeze të futbollit për të lëvizur shishet ka çuar në miliarda dollarë humbje për kompaninë.

Marca pretendon se Coca-Cola kaloi nga vlera 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollar, një rënie brutale me 1.6% për kompaninë në tregun e aksioneve.

Pra një humbje prej 4 miliardë dollarësh pas një gjesti të vetëm nga Cristiano Ronaldo. Duket pabesueshme. Por aksionet e Coca-Cola ishin afër 56.10 dollarë kur bursa u hap në orën 15:00 pasdite në Evropë. Por 30 minuta më vonë, pasi Ronaldo dhe Fernando Santos u futën në sallën e konferencave për shtyp, aksionet ranë në një minimum prej 55.22 dollarë për aksion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *