Një 41-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi akuzohet se ka kërcënuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
I arrestuari me inicialet L. Gj nga Klosi, akuzohet se e ka kërcënuar gruan me thikë dhe më pas e ka
“Kanosi me mjet prerës dhe ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit L. Gj., 41 vjeç, banues në Klos, pasi në banesë ka kanosur me mjet prerës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.