Këshlltarët bashkiakë të Vlorës kanë kërkuar sërish ballafaqim me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli.
Ata kanë njoftuar për mbledhjen që sipas tyre do mbahet në datën 22 qershor në orën 10 të mëngjesit në sallën e teatrit ‘Petro Marko’.
Mbedhja e djeshme e thirrur prej tyre dështoi ndërsa pati edhe një përplasje mes palëve.
Kryebashkiaku i Vlorës Leli kërkoi që mbledhja të mbahej online për të respektuar kufizimet e pandemisë ndërsa këshilltarët kërkuan që mbledhja të zhvillohej në teatrin e qytetit.