Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Plotësimi i të gjitha kushteve do e shoqërojë procesin e çeljes së negociatave, uroj që KE-ja të vendosë pozitivisht më 22 qershor


Presidenti Meta ka thënë se plotësimi i të gjitha kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian do e shoqërojë Shqipërinë në procesin e çeljes së negociatave.

Po kështu kreu i shtetit shkruan se shpreson që në datën 22 qershor, Këshilli i Europës do vendosë pozitivisht pëer nisjen e negociatave.

Reagimi i Metës vjen pas qëndrimit të sotëm të Holandës, që vlerëson rrugën e bërë nga Shqipëria dhe jep ‘dritën jeshile’ për thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë. Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi. Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *