Kryeqyteti grek Athionë është paralizuar pas një greve të punonjësve të transportit publik.
Ata kanë dalë në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj një projektligji të reformës së punës i cili do diskutohet në parlamentin grek ditën e sotme.
Punëtorët e transportit të sektorit publik hynë në grevë për herë të dytë brenda javës ndërsa një projektligj i diskutueshëm, i cili kërkon të modernizojë rregullat e punës, shkon përpara parlamentit. Punëtorët mbanin parulla dhe pankarta duke brohoritur parulla ndërsa ecnin nëpër qendrën e qytetit.
Shërbimet e trageteve, autobusëve dhe trenave u pezulluan të gjitha pasi punëtorët llokuan mjetet.
Arteriet kryesore të qytetit u bllokuan gjithashtu nga demonstruesit marshues. Athinasit gjithashtu dolën në rrugë të enjten e kaluar ndërsa ligjvënësit u përgatitën për të diskutuar reformat e propozuara të punës të cilat janë përshkruar nga sindikatat si një ‘monstruozitet’.
ADEDY, sindikata që organizon grevën, ftoi punëtorët, me përjashtim të mësuesve që po mbikëqyrin provimet, të bashkohen në protestë.
“Terrorizmi që qeveria u përpoq të ushtronte mbi punëtorët, përmes apelit gjyqësor, shkoi bosh. Ata do e marrin përgjigjen nesër me pjesëmarrjen masive të punëtorëve në grevë dhe në tubime.” – lexohet në një deklaratë të ditës së djeshme.