Vendosni fjalën kyçe....

Pas zgjedhjes së Kryetarit, PD-ja mbledh Kryesinë të premten


Partia Demokratike është vënë në lëvizje pas zgjedhjeve të brendshme për kryetar ku u rikonfirmua sërish Lulzim Basha.

Ditën e premte (18 qershor) do mblidhet Kryesia e Partisë ku do miratohet metodologjia e analizës në çdo nivel për zgjedhjet e 25 prillit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Ditën e premte, datë 18 Qershor 2021, ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me këtë Rend Dite:
1. Miratimi i metodologjisë së analizës në nivel Qarku, Dege, Grupseksioni dhe Seksione për masakrën zgjedhore të 25 Prill.
2. Thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë më datë 17 Korrik 2021, dhe miratimi i rendit të ditës së Kuvendit.

Me respekt,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *