Përfundon armëpushimi, Izraeli nis sulmet ajrore në Gaza


Ka përfunduar armëpushimi mes Izraelit dhe Gazës dhe menjëherë kanë nisur sulmet.

Ushtria izraelite lajmëroi se kishte nisur sulmet ajrore në Rripin e Gazës pasi grupet palestineze lëshuan balona zjarrëvënëse në Izraelin jugor.

Sulmet ajrore u zhvilluan brenda natës për t’u qetësuar në mëngjes dhe nuk pati raportime për viktima nga të dyja palët, sikurse raporton Al Jazeera.

Ky është sulmi i parë që vjen një muaj pas bombardimeve 11-ditore të Izraelit në Gaza në muajin Maj. Ushtria izraelite tha se avionët e saj sulmuan përbërjet e Hamasit në Gaza dhe në qytetin jugor Khan Younis dhe se ishte e gatshme për të gjitha skenarët “përfshirë rifillimin e luftimeve përballë akteve të vazhdueshme terroriste që vijnë nga Gaza”.

Izraeli tha se u detyrua të sulmonte, pasi balonët e zjarrit kanë shkaktuar rreth 20 zjarre në Izraelin jugor. Një zëdhënës i Hamasit, duke konfirmuar sulmet izraelite, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se palestinezët do të vazhdojnë të ndjekin “rezistencën e tyre të guximshme dhe të mbrojnë të drejtat e tyre dhe vendet e shenjta” në Jeruzalem.

Radio e Ushtrisë së Izraelit raportoi se Izraeli informoi ndërmjetësuesit egjiptianë se përfshirja e drejtpërdrejtë e Hamasit në lëshimin e balonës së zjarrit do të rrezikonte bisedimet për armëpushimin afatgjatë.

Këto konfrontime vijnë dy ditë pasi nacionalisti i krahut të djathtë Naftali Bennett mori pushtetin të dielën, duke i dhënë fund pushtetit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahu-t si kryeministër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *