Pas lajmit se Holanda e mbështet thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e BE-së për çeljen e negociatave ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama.
Sipas kreut të qeverisë zhbllokimi ka ardhur pas zhvillimit të zgjedhjeve në Holandë, ndërsa kishte paralajmëruar se Holanda nuk do e jepte dritën jeshile për këtë gjë në periudhën parazgjedhore.
“LAJM TJETËR I MIRË
Parlamenti hollandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. *ju’a kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se #SkaKohëPërPushim.” – shkruan Rama.