Vendosni fjalën kyçe....

Seanca e padisë për Teatrin, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për të marrë vendimin


Pas një seance maratonë të nisur që prej orës 10:00 të paradites, Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen e Teatrin.

Gjykata Kushtetuese u tërhoq për vendim pas përfundimit të hetimeve për padinë.

Në këtë padi Presidenti i Republikës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë kërkuar shfuqizimin e ligjit special të VKM për transferimin e pronës dhe vendimit të Bashkisë Tiranë për shembjen e Teatrit.

’Siç jeni në dijeni, mbaruam një seancë maratonë, filloi 10 paradite. Sot u bë realisht gjykimi i themelit të çështjes, ku Presidenti dhe Aleanca kërkuam shfuqizimin e ligjit special të 2018 të VKM së transferimit të pronës së 2020 dhe vendimit të Bashkisë për shembjen e teatrit.

Pas një debati të gjatë siç e keni ndjekur, Gjykata Kushtetuese e mbylli hetimin, administroi provat dhe u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar.’’- tha avokatja Adriana Kalaja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *