Vendosni fjalën kyçe....

“Situata e ushqimit në vend po rëndohet për shkak të tajfunit e virusit” – Paralajmërimi i Kim Jong-un në kongresin e partisë


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka thënë se situata e ushqimit të vendit po ‘vështirësohet’ për shkak të katastrofës natyrore të vitit të kaluar.

‘Virusi malinj’ është gjithashtu një problem, njoftoi media shtetërore të mërkurën.

Duke folur në hapjen e një takimi të Partisë së Punëtorëve në pushtet të martën, Kim Jong-un tha se ekonomia ka treguar një përmirësim të përgjithshëm, megjithatë, situata e ushqimit të njerëzve po vështirësohet pasi sektori bujqësor nuk arriti të përmbushë planin e tij të prodhimit të grurit për shkak të dëmit të shkaktuar nga tajfuni vitin e kaluar, njoftoi Agjencia Zyrtare e e Lajmeve (KCNA).

Shiu i dendur dhe përmbytjet e mëdha lanë më shumë se 20 njerëz të vdekur vitin e kaluar, sipas Kryqit të Kuq e Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) dhe dëmtuan rëndë tokën bujqësore dhe infrastrukturën. Partia është zotuar të drejtojë të gjitha përpjekjet për bujqësinë këtë vit.

Ekonomia e Koresë së Veriut, megjithatë, u përmirësua në përgjithësi në gjysmën e parë të 2021, me prodhimin e përgjithshëm industrial që u rrit 25% nga viti i kaluar dhe një rritje të madhe të bërë në drejtim të sasisë aktuale të mallrave, tha Kim, siç citohet nga KCNA.

Ai bëri thirrje për ‘disiplinë të fortë’ në luftën e zgjatur për të ‘mbajtur në këmbë ekonominë e përgjithshme dhe për të siguruar ushqim, veshje dhe strehim për njerëzit’.

Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar zyrtarisht deri më tani ndonjë infeksion të koronavirusit. Vendi vendosi masa të rrepta anti-virus, të tilla si mbylljet e kufijve dhe kufizimet e udhëtimit të brendshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *