Uellsi mposhti Turqinë me rezultatin 2:0 dhe rriti gjasat për kualifikim në fazën tjetër në “Euro 2020”.
Uellsi e ka regjistruar një fitore të madhe në “Euro 2020”. Uellsianët e mposhtën Turqinë me rezultat 2:0, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit A, shkruan Gazeta Express. Gareth Bale me shokë e dominuan lojën me turqit dhe fituan me meritë. Madje, ata i lëshuan disa raste të mira shënimi, sidomos me Aaron Ramseyn.
Mirëpo, futbollisti i Juventusit në fund doli të ishte protagonist i lojës. Ish-mesfushori i Arsenalit e gjeti golin e parë në pjesën e dytë pasi e mori një top të mrekullueshëm nga Bale.
Më pas, ylli i Tottenhamit e lëshoi një mundësi të artë duke e humbur penalltinë që e nxori vetë, në pjesën e dytë.
Uellsi e shënoi golin e dytë në minutat shtesë me anë të Connor Roberts pas asistimit të Gareth Balet.
Edhe turqit i kishin rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin. Uellsi e ka një fitore e një barazim dhe po shkon me hapa të sigurt drejt kualifikimit. Kurse, kjo humbje ia shoi shpresat Turqisë, e cila ishte mposhtur paraprakisht edhe nga Italia, 0:3.