Vendosni fjalën kyçe....

Braçe i del në mbrojtje kryebashkiakut që fshehu dënimin: Vini veten në lëkurën e tij, kërkoi rrogën por s’ja dhanë


 

Zv.kryeministri Erion Braçe ka marrë në mbrojtje kryebashkiakun socialist të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, i cili rezultoi se ka qenë i dënuar në Greqi dhe kjo gjë u konfirmua edhe nga Prokuroria.

Ligji për Demkriminalizimin e heq atë automatikisht nga detyra, pasi ai ka gënjyer duke mos e deklaruar dënimin në vitin 1999 në shtetin fqinj.

Edhe pse Ismailaj e fshehu dënimin në formularin e dekriminalizimit, Braçe i del në krah dhe justifikon veprën e tij penale.

Braçe thotë se Ismailaj asokohe punonte në ndërtim, mirëpo pronari i tij grek nuk e kishte paguar për punën e kryer. Për këtë arsye shqiptari ka këmbëngulur vazhdimisht për të marrë atë që i takonte, saqë ka shkuar deri në pikën që ka ushtruar dhunë ndaj biznesmenit grek, veprim për të cilin u dënua në mungesë.

Zv.kryeministri u kërkon shqiptarëve ta vënë veten në pozitën e Ismailaj, se si do ishin ndjerë ata në vend të tij, nëse nuk do ishin paguar për punën.

Qerim Ismailaj

KOMENTI I BRAÇES

Pra;

KRYETARI I BASHKISË MALLAKASTËR NUK ËSHTË DËNUAR PËR:

TRAFIK DROGE;

TRAFIK QENIESH NJERËZORE;

TRAFIK ARMËSH;

TRAFIK PAS VJEDHJEVE TË MAKINAVE;

KONTRABANDË NAFTE;

NUK ËSHTË DËNUAR AS PËR KRIJIMIN E NDONJË ORGANIZATE KRIMINALE E AS PËR PËRFSHIRJE NË NJË TË TILLË;

NUK ËSHTË DËNUAR PËR PASTRIM PARASH!

Por është dënuar NË MUNGESË E PA DIJENINË E TIJ, sepse ka kërkuar rrogën tek një punëdhënës në Greqi!!!!!

E ka shkelur sepse e ka kërkuar edhe me forcë si punëtor krahu që ishte;

Por mendojeni,

në Greqi shqiptarët kanë punuar e punojnë prej vitesh në punë pa sigurime,

kanë ndërtuar në Greqi, ishuj pafund,

por nuk mbrohen nga asnjë sindikatë!

Tani vëreni veten në lëkurën e një punëtori në ndërtim në Greqi që rropatet dhe i mohojnë rrogën, merrni frymë dy herë e kujtoni edhe familjarë tuaj që e kanë bërë e vuajtur këtë hall atje poshtë, në ishuj!

E kuptoni çfarë turpi është?!

E kuptoni çfarë idiotësh ka në opozitë ky vend?

E dini që;

KANË MES TYRE NJË HAJDUT MAKINASH, PRA NJË HAJDUT TË DËNUAR ME VENDIM GJYKATE TË FORMËS SË PRERË DHE BËNË SI QENTË NË KQZ E NUK E SHKARKUAN SEPSE AI KISHTE THËNË NË FORMULAR SE “JAM DËNUAR PËR VJEDHJE SI HAJDUT”!

Madje madje e kishin thelbin e skemës së blerjes së votës masivisht në këto zgjedhje!

Pra kjo farë partie që humb e humb, sulmon, shan, fyen e shpif një punëtor shqiptar ndërtimi që kërkon rrogën e mohuar dhe, mbron, shpëton, kandidon e rikandidon një hajdut të dënuar për vjedhje!

Kaq e thjeshtë është!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *