Vendosni fjalën kyçe....

Christian Eriksen do i nënshtrohet një operacioni në zemër


Futbollisti danez Christian Eriksen do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër. Lajmin e ka dhënë Federata e Danimarkës përmes një njoftimi, ku shprehet se Erikson ka dhënë miratimin për të instaluar në zemër një defribilator (ICD) pasi ai pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së Kampionatit Evropian kundër Finlandës javën e kaluar.

Kjo pajisje është e nevojshme, për shkak të shqetësimeve me ritmin kardiak.

“Pasi Eriksen ka kaluar në ekzaminime të ndryshme të zemrës është vendosur që ai duhet të ketë një ICD (defribilator). Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmit kardiak dhe për shkak të shqetësimeve të ritmit të zemrës.

Kristian Eriksen ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar për më tepër nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtar të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim. Ne inkurajojmë të gjithë që t’i japin Kristian dhe familjes së tij paqe dhe privatësi herën tjetër.”- shkruhet në komunikatën e Federatës daneze.

Sjellim ndërmend se edhe ish-kolegu i Eriksenit kur luanin për Ajax, Daley Blind, gjithashtu mban një defribilator pasi u diagnostikua me inflamacion të muskujve të zemrës në vitin 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *