Del nga rruga me makinë, humb jetën një person në Fier


Një person ka humbur jetën në Fier pas një aksidenti automobilistik.

Sipas njoftimit të policisë, personi ende i paidentifikuar ka dalë nga rruga me mjetin tip ‘Ford’ në rrugën Cakran-Fier e për pasojë ka vdekur.

Njoftimi

“Informacion paraprak – Sot rreth orës 16:50, një shtetas ende i paidentifikuar, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në aksin rrugor Cakran-Fier, ka humbur kontrollin duke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të daljes nga rruga dhe identifikimin e viktimës.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *