Vendosni fjalën kyçe....

Dënohet me 1 vit burg ish-kryebashiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami. Do e shlyejë duke bërë punë publike


Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.

Ramit i është shndërruar dënimi në punë me interes publik. Ajo u akuzua për shpërdorim detyre nga SPAK pas denoncimit nga dy qytetarë.

Qytetarët Dritan Sako e Teodorti Xhai e paditën ish-kryebashkiaken duke e akuzuar atë se u kishte shkaktuar një dëm rreth 56 milionë lekë.

Rami u gjet fajtore për shpërdorim detyre lidhur me ndërtimin e rrugës kombëtare Postbllok – Sheshi i Çerçizit si dhe lejen e ndërtimit dhe vazhdimin e punimeve për realizimin e projektit ‘Rikualifikimi i hapësirave publike dhe rrugës hyrëse pranë Memorialit të Rilindasve në Gjirokastër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *