Vendosni fjalën kyçe....

Jep dorëheqjen drejtori i IKMT-së në Shkodër


Drejtori i IKMT-së në Shkodër, Ilir Niklekaj ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra. Sipas televizionit “News 24”, nuk ka vonuar dhe zëvendësimi i tij.

Në vend të Niklekajt është emëruar Serdar Hoxha i cili do të drejtojë iKMT-në e Shkodrës.

Arsyet për dorëheqjen e Niklekajt nuk bëhen ende të ditura, por besohet se kjo mund të ketë lidhje edhe me dorëheqjet e tjera që po bëhen në rang vendi.

Niklekaj bëri shumë zhurmë në vitin në 2016, pasi në atë kohë kur kryente funksionin e drejtorit të Hipotekës, u arrestua për tjetërsimin e 15 hektarëve tokë në Velipojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *