Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut jep ndihmën e parë financiare për një shtet tjetër që nga viti 2005


Të dhënat e OKB-së kanë zbuluar se Pyongyang kohët e fundit ka bërë donacionin e parë financiar që nga viti 2005, për të ndihmuar një vend tjetër.

RT shkruan se Koreja e Veriut ka dhënë 300 mijë dollarë për një iniciativë të ndihmës humanitare të udhëhequr nga OKB-ja për Mianmarin, që ka vuajtur shumë pas grushtit të shtetit në shkurt.

Të dhënat nga shërbimi i ndjekjes financiare të Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare zbuluan të këtë të enjte se qeveria e Koresë së Veriut i është përgjigjur një thirrjeje për fonde, duke bërë kështu dhurimin e parë financiar të Pyongyang-ut që nga viti 2005.

Kontributi i Koresë së Veriut prej 300 mijë dollarësh, është vetëm pak më pak se kontributi i Francës prej 302,663 mijë dollarësh. Gati gjysma e 51 milionë dollarëve të mbledhura deri më tani, janë dhuruar nga SHBA-ja.

Kontributi i Koresë së Veriut u dha në 24 maj dhe shënon ndihmën e parë financiare të dhënë nga shteti për 16 vjet. Në 2005-ën vendi i dha 150 mijë dollarë një programi të OKB-së që synonte lehtësimin e vuajtjeve pas tsunamit shkatërrues në dhjetor të 2004-ës në vendet si Indonezia, India, Malajzia, Maldivet, Sri Lanka dhe Tajlanda.

Koreja e Veriut ka një marrëdhënie të gjatë me Mianmarin. Monitoruesit e OKB-së pretendojnë se Pyongyang i ka shitur armë vendit të Azisë Juglindore në vitet e fundit dhe ata po hetojnë gjithashtu bashkëpunimin raketor midis dy kombeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *