Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra njerëz firmosin peticionin për të ndaluar kthimin e Jeff Bezos në Tokë pas udhëtimit në hapësirë


Një peticion i ri ka nisur për ti refuzuar hyrjen në Tokë biznesmenit Jeff Bezos pasi ai të niset për në hapësirë muajin tjetër dhe që tani ka marrë mbi 6 mijë e 800 nënshkrime.

Me titullin “Peticion për të mos lejuar që Jeff Bezos të hyjë përsëri në tokë”, faqja change.org i nxit njerëzit të nënshkruajnë për ta mbajtur miliarderin jashtë Tokës.

Në shkrimin për peticionin po ashtu thuhet “Fati i njerëzimit është në duart tuaja”.

Siç shkruan Daily Mail, peticioni u nis shtatë ditë më parë dhe i drejtohet “Blue Origin”, firmës së lëshimit të raketave e themeluar nga Jeff Bezos në vitin 2000.

Peticioni është nënshkruar nga mbi 6,800 njerëz, por ka nënshkrime të reja që vijnë në çdo disa minuta. Disa i sugjerojnë Bezos që të marrë edhe Elon Musk me vete.

“Jeff Bezos është në të vërtetë Lex Luthor, i maskuar si pronari i supozuar i një dyqani online me pakicë super të suksesshëm.”- thotë përshkrimi i peticionit, duke shtuar se ai është “në të vërtetë një perandor i lig që kërkon dominimin global”.

Nisja e Bezos në hapësirë me raketën e tij Blue Origin është vendosur më 20 korrik. Ai do të fluturojë sëbashku me vëllain e tij dhe dy të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *