Efektivi i anti-drogës Granit Deromemaj është përjashtuar nga policia e shtetit.
Deromemaj ndodhej në të njëjtën makinë kur iu bë atentati Bledar Birçajt në Vlorë i cili u ekzekutua në 11 maj të këtij viti.
Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. Përjashtimi i tij ka lidhje me faktin se ai nuk reagoi në momentin që ndodhi ngjarja, edhe pse kishte armën e shërbimit me vete.
Gjithashtu ai akuzohet se kishte dijeni që Birçaj lëvizte me armë pa leje në makinë, por e ka fshehur këtë fakt.
Në dëshminë para hetuesve, Deromemaj ka thënë se njihej me viktimën prej kohësh.