Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk ka krim perfekt”- Pilotin grek e tradhton ora biometrike e viktimës, pranon se vrau bashkëshorten 20-vjeçare


Policia ka arrestuar Babis Anagnostopulos, bashkëshortin e Caroline si autorin e vrasjes së saj me njëherë pas rrëfimit të tij.

Ai u mor në pyetje për tetë orë ku pretendoi se Caroline do largohej nga ai bashkë me fëmijën.

Ai rrëfeu pas më shumë se tetë orësh pyetje se kishte vrarë gruan njëzet vjeçare. Informacioni në dispozicion të policisë ishte i tillë që nuk mund ta përgënjeshtronte atë, raportojnë mediat fqinje.

Kthesa e pabesueshme që mori çështja e sjell pilotin nga pozicioni i bashkëshortit dhe babait të shkatërruar në pozicionin e të akuzuarit për një nga çështjet më të famshme të vrasjeve të viteve të fundit, duke e lënë publikun pa fjalë.

Faktet që sipas policisë vërtetojnë fajësinë e pilotit 32-vjeçar vijnë kryesisht nga analiza e të dhënave nga kamera, celularët e çiftit, por edhe ora biometrike e n 20-vjeçare që tregonte kohën reale të vdekjes e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Babis Anagnostopulos.

Konkretisht:
– Të dhënat që dolën nga telefoni celular i Babis Anagnostopulos treguan se ai nuk kishte thënë të vërtetën: Një aplikacion në celularin e tij që regjistron hapat, tregoi se në kohën kur ai pretendoi se ishte i lidhur, ai po ecte.

– Karta e kujtesës në kamerën e sigurisë u hoq në 1.20 të natës, ndërsa “grabitësit” thuhet se hynë në shtëpi tre orë më vonë. Regjistrimi i fundit në kamera ishte rreth orës 12.30 të natës dhe tregon pilotin të ulur me foshnjën në dhomën e ndenjes së shtëpisë.

– Ora biometrike e Caroline regjistroi impulse të rritura dhe më pas asnjë shenjë jetike shumë më herët sesa koha kur piloti kishte thënë për vrasjen e saj. Sipas informacionit, çifti duket se kanë debatuar atë natë dhe në fakt, ata dyshohet se nuk janë marrë vesh me muaj me Caroline që kishte e vendosur të largohej me fëmijën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *