Vendosni fjalën kyçe....

PD akuza Ramës: Emërimi i ushtarit të Tom Doshit në IKMT Shkodër zytarizon aleancën e masakrës zgjedhore Rama-Doshi


Partia Demokratike ka denoncuar emërimin e kandidatit të Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e 25 prillit si kreu i ri i IKMT-së së Shkodrës.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Alibeaj tha se emërimi i Serdar Hoxhës në këtë pozicion konfirmon aleancën e kryeministrit Rama me Tom Doshin ndërsa shtoi se mandatete PSD-së janë në shërbim të pushtetit të vjedhur.

Sipas demokratit, Hoxha, ka ende në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale.

“Emërimi i ushtarit të Tom Doshit në IKMT Shkodër, PD: Zyrtarizohet aleanca e masakrës zgjedhore Rama-Doshi. Mandatet e PSD në shërbim të pushtetit të  vjedhur. Aleanca mes Edi Ramës dhe Tom Doshit është zyrtarizuar sot me një emërim kyç kriminal në Shkodër. Serdar Hoxha, kandidati për deputet i PSD-së së Tom Doshit u emërua kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit, një funksion në varësi të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Ushtari i Tom Doshit ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme.” – tha Alibeaj.

Deputeti i zgjedhur i PD-së tha më tej se me emërimin e sotëm, Rama konfirmpo zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpalli non-grata poër shkak të së shkuarës së tij kriminale.

Alibeaj theksoi se pavarësisht se Rama tha se nuk do qeveriste me Doshin, vendimi i sotëm e nxjerr zbuluar ndërsa shton se Rama e Doshi janë një.

“Me emërimin e sotëm, Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion. Mediat mund t’I kujtojnë shqiptarëve deklaratën e Edi Ramës para zgjedhjeve se nuk do të qeveriste me Tom Doshin. Sot të gjithë e kanë të qartë se kjo ishte pjesë e lojës së pistë të Edi Ramës për të mashtruar publikun dhe partnerët. Aleanca e tyre nuk është ndalur asnjëherë. Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit. 3 mandatet e blera janë mandate në shërbim të Edi Ramës, janë garanci për të vazhduar ndarjen e pushtetit të vjedhur dhe për të thelluar më shumë zhvatjen e shqiptarëve. Qytetarët janë të ndërgjegjshëm se Edi Rama dhe Tom Doshi janë një. Partia Socialdemokrate është vetëm një zgjatim i Edi Ramës për të mbajtur të paprekur aleancën  me Tom Doshin, si dhe kopertura e paktit kriminal Rama-Doshi për masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Emërimi i njerezve të Tom Doshit në qeverisjen e vendit është një nga treguesit se nën drejtimin e Edi Ramës, interesat e shqiptarëve mbeten të pambrojtura!​” – mbylli deklaratën Alibeaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *