Policia e Tiranë ka reaguar lidhur me rastin e dhunës ndaj një 21-vjeçari transgjinor në Tiranë.
Sipas bluve, ai është pajisur me vendimin mjeko-ligjor pas kallëzimit të bërë e po punon për kapjen e autorëve.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Vëllezërit Manastirli’ ku sipas 21-vjeçarit, është goditur nga persona ende të paidentifikuar.
Lidhur me rastin në fjalë ka reaguar aleanca LGBT e ambasada gjermane në Tiranë që kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes e dënimin e autorëve.
Njoftimi
“Tiranë
Me datë 16.06.2021, shtetasi me iniciale E. M., 21 vjeç, kallëzon se në rrugën “Vëllëzërit Manastirli” e kanë goditur disa persona ende të paidentifikuar. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas marrjes së kallëzimit e kanë pajisur të dëmtuarin me vendimin mjeko-ligjor dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”