Pas 16 vitesh e 22 trofesh të fituar, Sergio Ramos është larguar nga Reali i Madridit.
Gjatë konferencës për shtyp ku njoftoi largimin e tij, mbrojtësi i kombëtares spanjolle u pa i emocionuar e nuk i mbajti dot lotët.
“Erdhi çasti, një ndër më të vështirët në karrierën time. Asnjëherë s’mund të jesh gati për t’i dhënë lamtumirën Realit të Madridit. Tashmë po mbyllet një periudhë e papërsëritshme e jetës sime. Asgjë nuk do jetë si më parë, megjithatë do vijoj të tregoj vlerat e mira e të jap më të mirën në fushë. Kjo nuk është një lamtumirë, herët ose vonë do kthehem sërish.” – tha Ramos.
36-vjeçari ka ardhur në Madrid në moshën 20-vjeçare dha ka fituar gjithçka aty. E ardhmja e tij nuk dihet ende megjithatë për shërbimet e Ramos janë të interesuar PSG, dy ekipet e Mançesterit e Sevilja.